Putin: Doja që Trump t’i fitonte zgjedhjet

Putin: Doja që Trump t’i fitonte zgjedhjet

Edhe Putin është pyetur për dyshimet se Rusia ka pasur interferim në zgjedhjet presidenciale të SHBA’së në vitin 2016.

Pasi Trump foli disa minuta për interferimin rus në konferencë për media në Helsinki të Finlandës, e mori fjalën edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

“Pse po mendoni që Trump më beson mua, ose unë i besoj atij”, ka thënë presidenti rus, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë Putin nuk e ka fshehur simpatinë që kishte për Trump, kundrejt kanidatës demokrate, Hillary Clinton.

“Kam dashur të fitojë Trump sepse ai fliste për normalizim të raporteve me Rusinë”, ka thënë ai.