Punonjësit shëndetësorë në protestë

Punonjësit shëndetësorë në protestë

Sot punëtorët shëndetësorë do të mbajnë protestë paralajmëruese para të gjitha institucioneve shëndetësore.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, javë më parë i dha një afat Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që të përmbushin një varg kërkesash përfshirë edhe rritjen e pagave për punonjësit shëndetësorë.

Kjo, protestë e punonjësve të shëndetësisë vije pas një periudhe, siç thonë sindikalistët, të lënies pas dore të kësaj fushe. Qeveria e Kosovës pati paralajmëruar një ligj të ri për pagat, duke e përfshirë edhe sektorin e shëndetësisë, por ai u tërhoq pas një varg vërejtjesh.

Protesta paralajmëruese fillon prej orës 08:00 deri në ora 09:00 dhe do t’i shpalosin kërkesat./Insajderi.com