E pabesueshme, tifozët vënë bast gratë respektive

04.03.2017 21:46
E pabesueshme, tifozët vënë bast gratë respektive

Nuk është asnjëherë bukur kur humb një bast, por ajo që ka ndodhur në Tanzani është pothuajse e pabesueshme.

Dy tifozë kanë vendosur të vënë “bast” gratë respetkive për ndeshjen derbi të zhvilluar mes Simba SC-Young African SC. Për të shmangur çdo keqkuptim dhe ankesë, këta dy bashkëshortë shembullorë kanë hedhur në letër modalitetet e bastit të çmednur.

Në lojë ka qenë një natë për t’u kaluar me gruan e humbësit.

text

Një kontratë e vërtetë me pak fjalë, në të cilën nuk kanë munguar firmat e bastvënësve.Basti i hedhur në letërDerbi i zjarrtë (dy skuadrat mbajnë dy vendet e para në renditje) është mbyllur me fitoren e Simba FC, një rezultat ky që i ka buzëqeshur tifozit të ekipit vendas, i cili ka shkuar menjëherë të tërheqë “çmimin”.

Historia është zbuluar nga drejtori i përgjithshëm i Simba FC, që ka zbuluar detaje të tjera për shtypin. “Jam në dijeni të shumë basteve të tilla”, ka thënë ai për BBC, duke i propozuar këtyre të fundit edhe realizimin e një dokumentari në lidhje me këtë ngjarje. “Nga anët tona është normale të vësh bast gruan për një ndeshje. Ndonjëherë fiton, ndonjëherë humb”.