Punëtori i pompës merr 2500 euro nga pazari, i harxhon në bastore

Punëtori i pompës merr 2500 euro nga pazari, i harxhon në bastore

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ankuar një menaxher i pompës së derivateve në Fushë Kosovë, se punëtori i tij ka marr pazarin ditor prej 2500 eurove dhe i ka harxhuar në bastore.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar menaxher i pompës së derivateve ka raportuar se punëtori i tij i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka marr pazarin ditor prej 2500 euro dhe i ka harxhuar në bastore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës. /Insajderi.com