Punëtorët teknik të 6 shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, tregojnë arsyen

Punëtorët teknik të 6 shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, tregojnë arsyen

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka njoftuar se që nga nesër me të gjithë punëtorët teknik të gjashtë shkollave të Prishtinës, do të hynë në grevë.

Sipas një njoftimit të Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës, pas protestës së të premtes, që bën punëtorët teknik të gjashtë shkollave të Prishtinës, kompania “MSS” kreu obligimet e veta ndaj punëtorëve , mirëpo, Komuna e Prishtinës edhe për kundër premtimit publik se ajo do t’i kryej obligimet e veta, këtë nuk e bëri.

“Vet nënkryetari i komunës të premten deklaroj se nëse nuk paguhen pagat” unë vet do të solidarizohem me ju” po i njëjti sot deklaroi se nuk mund t’i kryej obligimet”, thuhet në njoftim.