Punëtorët që s’pinë duhan – më shumë ditë pushimi

Punëtorët që s’pinë duhan – më shumë ditë pushimi

Si shpërblim për mospirje të duhanit, kompania japoneze “Piala Inc.” po i shpërblen punëtorët që nuk pinë duhan me nga gjashtë ditë më shumë pushim në vit.

“Piala”, kompani marketingu në Tokio, e nisi këtë politikë në muajin shtator pasi punëtorët e kompanisë që nuk pinin duhan u ankuan se nuk po marrin pushimin 15 minutësh për të pirë duhan.

Në këtë shtet, rreth 22 për qind e njerëzve pinë duhan – ndërsa kompania ka thënë se kjo politikë e kompanisë mund të inkurajojë lënien e duhanit, transmeton Albinfo.ch.

“Shpresoj të inkurajoj punëtorët të lënë duhanin përmes iniciativës dhe jo përmes dënimeve”, ka thënë Takao Asuka nga kompania për “Japan Times”.

Kjo nismë e kompanisë japoneze po përkrahet nga shumë kompani botërore, që raportohet se po konsiderojnë një vendim të njëjtë.