Punëtorët e sigurimit të UP-së protestojnë për mos pagesë të stazhit

Punëtorët e sigurimit të UP-së protestojnë për mos pagesë të stazhit

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur së punëtorët e sigurimit të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të protestojnë para Rektoratit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi  ka thënë se arsyeja e protestës është mos pagesa e stazhit të punës konformë nenit 48 të Marrëveshjes së përgjithshme Kolektive të Kosovës.