Punëtorët e Pallatit të Rinisë pa paga dhe pa pushim vjetor

Punëtorët e Pallatit të Rinisë pa paga dhe pa pushim vjetor

Punëtoret e Pallatit të Rinisë po ankohen se pagat e tyre janë zvogëluar e madje edhe po i vonohen ato prejse kjo ndërmarrje hyri nën menaxhimin e AKP-së.

Këta të fundit po thonë se janë te gatshëm të bashkëpunojnë me komunën e qeverinë që këtë ndërmarrje ta shndërrojnë në ndërmarrje publike komunale, njofton Klan Kosova.

“Ka filluar me heqjen e punëtorëve, zbritjen e pagave të punëtorëve në tri shkallë 20% 12% dhe 10%”. Kontratë punë nuk kemi, kemi marrëveshje punë, ku aty nuk i gëzojmë pushimet vjetore”, thotë njëri prej punëtorëve.