Punëtorët e KEK-ut kërkojnë nga Qeveria të këndellet për kolapsin energjetik

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë nga Qeveria të këndellet për kolapsin energjetik

“Qeveri pse po heshtë për situatën e krijuar në KEK !”, “Qeveri ne po prodhojmë dritë, e ju po shkoni drejt territ”, “Qeveri Këndejellu!, Kosova nuk bënë pa dritë”, kanë qenë parullat që i mbanin në duar sot protestuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ata kanë protestuar gjatë ditës së sotme para qeverisë, për kolapsin energjetik që është duke ndodh në Kosovë.

Ata kanë kukuar nga institucionet që të marrin veprime me gjendjen që është duke ju shkaktuar Kosovës.

Muharrem Gashi nga KEK tha para protestuesve se sot në shesh gjenden për ti tërhequr vërejtjen institucioneve të shteti ku po rrezikohen qytetaret e Kosovës dhe te papunët për ngritjen e rrymës se energjisë”, shkruan Insajderi.

Ndërsa kryetari i sindikatës së punëtorëve të KEK-ut, Rafet Kastrati ka thënë se protesta jone pavarësisht numrit shërben për të njoftuar qytetarët për kolapsin energjetike nq Kosovë, e krejt  kjo është shkaktuar nga mos shpronësimi me kohe i banoreve në fshatin Shipitullë.

“Kjo është duke ju shkaktuar dem qytetareve dhe bizneseve të Kosovës i bëjmë thirrje qeverisë dhe ministrisë që të këndellet dhe të veprojnë për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet”, ka thënë Kastrati para protestuesve.

Ndërsa në mbledhjen e qeverisë së sotme kryeministri në detyrë Isa Mustafa, ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të marrin masa, që vendi të mos mbet pa furnizim me energji.

Krizën energjetike e ka paralajmëruar vet drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj sipas të cilit nëse nuk veprohet Kosova do të mbes në terr.  /Insajderi.com