Punëtorët e KEDS-it vazhdojnë protestën, kërkojnë rritje të pagave

Punëtorët e KEDS-it vazhdojnë protestën, kërkojnë rritje të pagave

Punëtorët e KEDS-it edhe sot kanë dalur të protestojnë, me kërkesë që pagat e tyre të rriten nga 150 euro, si dhe të zbatohet kontrata kolektive, shkruan Insajderi.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEDS-it, Hysni Gashi ka deklaruar se situate në KEDS është e rëndë.

Ai bëri të ditur se nesër do të ketë grevë njëditore të punëtorëe të KEDS-it në gjithë Kosovën.

“Duke parë situatën se KEDS-i nuk ka reflektuar nga grevat e mbajtura javë më parë, sërish grevat janë të pashmangshme, ku nesër do të ketë grevë njëditore të punëtorëve të KEDS-it në gjithë Kosovën”, ka thënë Gashi.

Ai gjithashtu ka parlajamëruar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, do të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Protestën e këtyre punëtorvë po e përkrah edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. /Insajderi.com