Punëtorët e “INTEREX” tërheqin mishin mbi pluhur para se t’ua shesin konsumatorëve

Mishi që po transportohej nga një kamion para objektit të kompanisë “Emona/Interex” në Zonën Industriale në Prishtinë për në raftet e hipermarketit, zvarritej mbi pluhur prej njërit nga punëtorët. Ngjarja dëshmohet në një video të cilën e ka siguruar Insajderi disa ditë më parë. Zyrtarë të kompanisë kanë thënë për Insajderin se nuk kanë qenë në dijeni për ngjarjen, teksa nuk e kanë pohuar e as mohuar atë.

Punëtorët e “INTEREX” tërheqin mishin mbi pluhur para se t’ua shesin konsumatorëve

Mishi i hipermarketit “Interex” i cili pushon në raftet reklamuese dhe shitet për konsumatorët zvarritej mbi pluhur prej njërit nga punëtoret, teksa dy të tjerë aty pranë kamionetës vështronin këto pamje e nuk brengoseshin. Këtë e tregon qëndrimi urdhërdhënës i tyre, duke parë se si pluhurosej mishi dhe duke ndenjur me krah të mbështetur në pako, e mos ndërmarrë asgjë.

Ditë më parë i erdhi një video redaksisë së Insajderit nga një lexues, në filmimet e së cilës shihet qartë se si punëtorët e hipermarketit “Interex” e tërhiqnin zvarrë mishin, për ta dërguar në raftet e shitjes dhe për t’ua shitur të njëjtin konsumatorëve.

Qytetari që ka dërguar videon, ka gjiruar momentet e transportimit të mishit nga kamioneta e tyre transportuese, duke e hedhur mbi varëse, kështu për ta futur brenda objektit të njëjtin.

Në këtë pjesë transportit të mishit shihet se si një punëtor i tyre ua kalon mishin punëtorëve të tjerë, të cilët presin me varëse mishi, jashtë kamionit.

Personi që tërheqë zvarrë mishin nëpër pluhur, duket se e bënë nga pesha jo e lehtë e mishit të cilin bart me forcën e duarve deri tek varësja.

Çuditëse në këtë fatkeqësi mbetët pjesa kur dy nga punëtorët aty pranë, e shohin se si tërhiqej zvarrë mishi dhe nuk brengoseshin fare, njëri qëndronte me krah të mbështetur mbi pako, dhe tjetri në këmbë, të dy vështronin sikur çdo gjë shkonte siç duhej.

Për këtë, Insajderi ka pyetur persona të kësaj kompanie, por nuk kanë kthyer fare përgjigje, përveç specialistes së marketingut të kësaj kompanie, Juliana Haxhollit e cila ka thënë se shqetësimin menjëherë e kanë dërguar tek operacionet dhe sigurimi dhe se për këtë do na informojë.

“Sapo e pranova emailin tuaj! Këtë shqetësim tuajin e dërguam menjëherë tek Operacionet dhe tek Sigurimi. Duke mos qenë të sigurt kush janë personat dhe për kë bëhet fjalë, po presim informacionin e duhur dhe për këtë gjë do të ju informojmë edhe juve. Do të jemi në kontakt për çdo gjë në vijim”, ka thënë Haxholli.

Insajderi një javë më pas ka kontaktuar sërish persona të kompanisë, por kanë thënë se ende nuk ka përfunduar hetimi dhe se do të na informojnë, por në fakt nuk na kanë informuar, deri sa sot nuk e hapin telefonin fare.

 

Insajderi gjatë fillimit të muajit mars kishte raportuar për skandalin i mishit të prishur në Belgjikë, i cili ishte bartur edhe në Kosovë.

Menjëherë me të zbuluar Insajderi kishte shkruar në një artikull se në Kosovë ishte importuar mish nga firma “Veviba” dhe para se të asgjësoheshin 20 ton mish të kësaj kompanie belge nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në shtator të 2016-s.

Insajderi siguroi një dokument nga Dogana e Kosovës, i cili dëshmonte se firma “Veviba” kishte eksportuar mish në Kosovë dhe që zbuloi se kompania për importin e mishit “Euro IDA” nga Rahoveci, kishte pranuar mish nga “Veviba” në muajt maj dhe qershor të vitit 2016.

Bëhej fjalë për mbi 60 ton mish gjedhi që “Euro IDA” kishte importuar nga firma “Veviba” në tri importe të realizuara ndaras me njëra-tjetrën.

Për më shumë këtu mund ta shihni videon ku mishi tërheqet zvarr

Dëshmitë që tregojnë se kosovarët janë të rrezikuar nga mishi