Punësimi në BE në nivelin më të lartë

Në Bashkimin Evropian në tremujorin e tretë të vitit 2017 kanë qenë të punësuar 72,3 për qind të popullatës, gjë që është shkalla më e lartë e punësimit i shënuar ndonjëherë, ka lajmëruar më 12 shkurt Komisioni Evropian.

Punësimi në BE në nivelin më të lartë

Shkalla e papunësisë, në të njëjtën kohë, gjithnjë e më tepër po zvogëlohet, kështu numri i njerëzve të papunë në dhjetor të 2017 ishte më i vogël qysh nga kriza financiare në vitin 2008.

Shkalla e banorëve të punësuar të moshës prej 20 deri 64 vjeç është rritur pandërprerë në tri vitet e kaluara.

Në vitin 2017 punësimi është rritur për 1,7 për qind në raport me vitin 2016, gjegjësisht për katër milionë banorë, prej të cilëve 2,7 milionë njerëz janë të eurozonës, sipas raportit më të ri për punësim dhe zhvillim social në Evropë.

“Me përkrahje të rritjes së madhe ekonomike, punësimi në BE në tremujorin e tretë të vitit 2017 ka vazhduar të rritet më tepër se që është pritur, derisa papunësia edhe më tutje po zvogëlohet”, pretendohet në raportin e Komisionit, transmeton Insajderi.com

Numri i të punësuarve me kohë të pacaktuar, për një vit, prej tremujorit të tretë të vitit 2016, është rritur për 2,8 milionë, ndërsa numri i atyre që kanë kontrata pune për kohë të caktuar është rritur për 900.000.

Punëtorë me orar të plotë në vitin 2017 ka pasur 181 milionë, gjegjësisht për 3 milionë më tepër, ndërsa ata të cilët nuk punojnë me orar të plotë ishte 42,7 milionë, dmth. 300.000 më tepër se në vitin 2016.

Komisionarja evropiane për punësim dhe çështje sociale Marianne Thyssen ka deklaruar se duhet shfrytëzuar këtë ritëm pozitiv ekonomik dhe të punohet në atë drejtim që t’iu mundësohen qytetarëve kushte të ndershme për punë, qasje të barabartë në tregun e punës si dhe mbrojtje të denjët sociale.

“Rritja u kthye në Evropë. Punësimi në BE ka arrit nivelin më të lartë të shënuar ndonjëherë me më shumë se 236 milionë njerëz të punësuar. Ndërsa papunësia po bie gjithnjë e më tepër”, ka deklaruar Thyssen.

Në raportin e Komisionit Evropian përmendet se mbesin dallimet e mëdha në mes të shteteve anëtare, prej 58 për qind në Greqi deri në 82 për qind në Suedi.

Njëkohësisht, numri i të papunëve po i afrohet nivelit të para krizës financiare. Prej prillit 2013, kur ishte më i madh, është zvogëluar për rreth 8,6 milionë në dhjetor 2017. Të papunësuar ishin më pak se 18 milionë, gjë që është më së paku prej nëntorit 2008.

Përmirësimin e gjendjes ekonomike në BE tregon edhe rritja e produktivitetit të punës për 0,8 për qind në raport me tremujorin e tretë të vitit 2016. Rritja më e madhe është shënuar në Letoni, Lituani, Poloni dhe Rumani.

Situata financiare nëpër ekonomi familjare vazhdon të përmirësohet dhe të ardhurat po rriten me shkallën mesatare vjetore për 1,5 për qind. Në gati të gjitha anëtaret e BE ekonomitë familjare kanë pasur rritje të të ardhurave, por në disa vende, para se gjithash në Kroaci, Greqi, Itali, Portugali dhe Spanjë, të ardhurat e përgjithshme të ekonomive familjare ishin nën nivelin e vitit 2008./Insajderi.com.