Punësimi në Danimarkë arrin kulmin, ka mungesë të fuqisë punëtore

Banka Qendrore e Danimarkës ka thënë se teknikisht punësimi në Danimarkë e ka arritur nivelin e plotë dhe se tani vendi duhet të zgjerojë fuqinë e vet punëtore në mënyrë që t’i shmanget efekteve të dëmshme në ekonomi.

Punësimi në Danimarkë arrin kulmin, ka mungesë të fuqisë punëtore

“Papunësia e ka arritur nivelin e vet struktural.. Nuk ka rezerva punëtore në mesin e të papunëve,” ka thënë kjo bankë në një raport, transmeton Express.

“Tashmë veç ekzistojnë shenja të presionit në tregun e punës. Indikacionet më të qarta janë raportimi për mungesa e punëtorëve në sektorët e ndërtimtarisë dhe prodhimit”, sipas saj.

Papunësia e rregulluar sezonale ishte 4.2 për qind në maj të këtij viti, që kryesisht i përgjigjet papunësisë së “fërkimit” që vjen si shkak i njerëzve që kalojnë periudha të shkurtra të kohës në punë të ndryshme./Insajderi.com