Punësime partiake dhe parti e dhunës – argumentet e PDK-së kundër “Qeverisë Kurti”

Punësime partiake dhe parti e dhunës – argumentet e PDK-së kundër “Qeverisë Kurti”

Brenda kësaj jave Partia Demokratike Kosovës, kishte filluar të akuzonte Lëvizjen Vetëvendosje, se kjo parti ka punësuar militant të saj në Ndërmarrjen Banesore të Prishtinës, e sot PDK ka vazhduar të akuzoi edhe për një gjë tjetër Vetëvendosjen.

Lëvizja Vetëvendosje është parti terroriste e cila nuk mund t’i lihet në dorë të saj shteti i Kosovës. Këto janë deklaratat e dhënë sot nga zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, për mundësin e qeverisjes së vendit nga ky subjekt politik.

Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, ka thënë sot gjatë ditës se Kosova është tepër e rëndësishme për ta lënë në duart e Lëvizjes Vetëvendosjes, shkruan Insajderi.

“Shteti i Kosovës është tepër i rëndësishëm për ta lënë në duart e tyre. Ky është leksioni i qartë që do ta marrin me 3 gusht”

“Ata që futën dhunën në jetën politike në Kosovë, ata që shkelën parimin elementar të demokracisë se mjetet e paligjshme nuk mund të përdoren për qëllime politike, ata që hodhën si leckë të pavlerë qëndrimin e zyrtarëve më të lartë amerikanë, e që bllokuan shtetin për dy vite vetëm për llogari të ardhjes në pushtet, gjithçka mund të bëjnë, por vetëm të mira nuk mund ti sjellin këtij vendi”, ka thënë gjatë ditës Latifi.

E në mbrëmjet e së premtes edhe deputetja e zgjedhur nga PDK-ja, Blerta Deliu, ka përdorur “ardhmërinë e fëmijëve të saj” për të dhënë një argument pse Lëvizja Vetëvendosje sipas saj nuk bënë të udhëheqë me vendin.

“Personalisht frikësohem  për të ardhmen  fëmijëve të mi në një Qeveri që do të qeveriset nga Albin Kurti. Unë personalisht kam frikë që Dardan Molliqaj do të merr një pozicion për të ardhmen e fëmijëve të mi ”, ka thënë Deliu.

Dega në Prishtinë e Partisë Demokratike të Kosovës ditë më parë ka publikuar një listë me emrat aktivistëve të Vetëvendosjes, që sipas tyre janë “rehatuar” në Ndërmarrjen Banesore të Prishtinës.

Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, kishte thënë se Lëvizja Vetëvendosje po i ikë llogaridhënies për punësimin e 486 personave në dy vjetët e fundit, shumica e të cilëve janë pjesë e rrjetit të dhunshëm të Dardan Molliqajt./Insajderi.