“Puçi” ndryshon emrin e urës së Bosforit

“Puçi” ndryshon emrin e urës së Bosforit

Emri i urës ”Bogaziçi” mbi Bosfor do të ndryshohet në ura ”Dëshmorët e 15 korrikut”.

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldıırm pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku ka dhënë detaje mbi këtë mbledhje, si dhe atë të takimit të liderëve me Presidentin e vendit Recep Tayyip Erdoğan.

Kryeministri Yidirim është shprehur se në Stamboll dhe në Ankara do të ngrihen dy monumente përkujtimore. ”Një tjetër temë që diskutuam sot ishte dhe ndryshimi i emrit të urës ”Boğaziçi”, transmeton AA.

Emri i ri i saj do të jetë ura ”Dëshmorët e 15 korrikut” ka shtuar Kryeministri Yıldırım.

Ndërsa në lidhje me ata që tentuan të bëjnë grusht shteti, Yıldıırm është shprehur: ”Të gjithë po nxjerrin njëri tjetrin në pah duke spiunuar. Përfundimisht kush do që të jetë përzier do të jetë përpara ligjit. Do të japin llogari për këtë’’ /Insajderi.com