Publikon armën në Facebook, arrestohen dy persona

Publikon armën në Facebook, arrestohen dy persona

Janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi njëri prej tyre ka postuar foto me armë në rrjetin social Facebook.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Isniq të Pejës. Policia ka njoftuar se nga personi i njëjtë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Ata janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com