Publikohet traileri i filmit “T’padashtun”

Publikohet traileri i filmit “T’padashtun”

Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder, ndërsa filmi do të ketë premierën botërore në Karlovy Vary Film Festival.

Është lansuar sot traileri i filmit “T’padashtun” me regji e skenar nga Edon Rizvanolli.

Filmi para disa javësh u përzgjodh për të marrë pjesë në Karlovy Vary Film Festival, në kategorinë East of the West Competition.

“T’padashtun” shtjellon ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam. Rikthimi i traumave të nënës atij ia ndryshojnë jetën.

Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder, ndërsa filmi do të ketë premierën botërore në Karlovy Vary.