Publikohet plani i puçistëve për shtetrrethim

Publikohet plani i puçistëve për shtetrrethim

Policia e Stambollit në kuadër të hetimeve për tentativën e grushtit të shtetit nga organizata FETÖ ka zbuluar dokumente ku shikohen planet e masave pas tentativës dhe të cilat emërtohen si “plani i shtetrrethimit”.

Disa pika nga plani i cili është shkruar nga Kolonel Cemil Turhan dhe është miratuar nga drejtori i Dikasterit të Planifikimit të Personelit gjeneral brigade Mehmet Partigöç dhe që mban emrin “sekret” janë si vijojnë:

“Deri në një urdhër të dytë të gjitha emërimet dhe dhëniet e detyrave do të kryhen vetëm nga “Këshilli Paqe në Vend”. Të gjitha vendimet e marra jashtë këtij këshilli janë të paligjshme”.

“Ekzekutivi dhe administrata e saj e cila e ka humbur legjitimitetin dhe është shkarkuar. Parlamenti është shpërndarë. Të gjithë personat dhe institucionet që janë pjesë e tradhtisë do të japin llogari përpara gjykatave. Që nga ora 03:30 e datës 16 korrik 2016 gjithë hapësira ajrore, portet dhe pikat kufitare do të merren nën kontroll. Do të ndalohet rreptësisht dalja e të gjithë qytetarëve nga vendi deri në një urdhër të dytë. Nuk do të lejohet lëvizja e asnjë anijeje nga porti deri në orën 12:00 të datës 16 korrik 2016. Të gjitha anijet dhe pajisjet e rojës bregdetare i janë dhënë ushtrisë që prej orës 03:30 të datës 16 korrik 2016”.

“Janë marrë nga detyra të gjithë prefektët. Krerët e Bashkive dhe Prefekturave të Stambollit, Ankarasë, Izmirit dhe Kayserit janë emëruar në mënyrë urgjente nga Këshilli Paqes në Vend. Krerët e qyteteve të tjera do të emërohen nga Komandantët e rretheve”.

“Janë ndaluar aktivitetet e të gjitha partive politike. Procedurat e tjera në lidhje me partitë politike do të realizohen nga institucionet përkatëse”.

“E gjithë policia është vënë nën shërbimin e ushtrisë. Për ata të cilët shkelin rregulloren e punës do të merren masa nga Komanda më e afërt”.

“Ushtria dhe policia do të punojnë së bashku për kapjen e fajtorëve dhe organizatave të krimit”.

Në pjesën shtesë të këtij plani ishte dhe lista e gjykatave të shtetrrethimit, komandave dhe lista e emërimeve, raporton Anadolu Agency.