Publikohet lista e fituesve të kuponëve fiskal

03.08.2017 13:49
Publikohet lista e fituesve të kuponëve fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës me datë 2 Gusht ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM2 2017.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudha është 1,594.

Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i pikove duhet të bëhet deri me datën 10 Gushte 2017, ora 16:00.

Numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për tu bërë pjesë e kësaj kampanje ka qenë 136,462, nëse e krahasojmë me periudhën e parë të vitit 2015  kur edhe ka filluar kampanja për nxitjen e qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal është pesë herë më i madh.

Në këtë link mund të shkarkoni listën e fituesve për periudhën TM2/2017: