Publikohet “Jena pa”, nga Mc Kresha dhe Offchestra

Publikohet “Jena pa”, nga Mc Kresha dhe Offchestra

Një kombinim artistësh që pak kush do ta kishte menduar sapo solli projektin më të ri muzikor.

Është reperi Mc Kresha që ka befasuar duke u bërë bashkë në një projekt me grupin “Offchestra”.

Kënga mban titullin “Jena pa” dhe vjen në stilin “reggae”, me ritme moderne dhe ka të bëjë me dashurinë.

Kjo këngë është incizuar me instrumente “live”, në Kosovë, ndërsa miksimi është bërë në Angli.

Për tekstin e kësaj kënge janë përkujdesur vetë artistët, ndërkaq për videoklipin, i cili është xhiruar në Prishtinë,  “Imaginefilms”.

Pas këtij bashkëpunimi “Offchestra” do të vijë në bashkëpunim me reperin Onat ndërsa Mc Kresha pritet të lansojë shumë shpejt albumin United States of Albania.