Publikohet biseda telefonike mes Millosheviqit dhe Mlladiqit rreth Tribunalit të Hagës

Publikohet biseda telefonike mes Millosheviqit dhe Mlladiqit rreth Tribunalit të Hagës

Ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq, i njohur si ‘kasapi i Ballkanit’, iu kishte zotuar ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, se nuk do ta dorëzonte kurrë në Hagë.

Mediet serbe së fundi kanë shpërndarë një audio-incizim, që pretendohet se është një bisedë sekrete mes Millosheviqit dhe Mlladiqit, 21 vjet më parë, në maj të vitit 1996.

Milloshevqi i cili ka vdekur në vitin 2006 në Hagë, pa e marrë dënimin e merituar për krimet në ish-Jugosllavi, gjatë bisedës i thotë tash të dënuarit me burgim të përjetshëm nga i njëjti tribunal, Ratko Mlladiq, se do të ishte turp për kombin në rast se ish-gjenerali serb që urdhëroi masakrën e Srebrenicës do t’i dorëzohej drejtësisë ndërkombëtare.

“Unë kurrë nuk do të lejojnë askënd të dorëzojë në Tribunal, për arsye historike dhe politike. Kjo do të ishte turp i madh për kombin tonë”, dëgjohet t’i ketë thënë  ndër tjera ‘kasapi i Ballkanit’, kriminelit Ratko Mlladiq.

Ndryshe, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krime të Luftës ka dënuar, javën e kaluar, ish-komandantin e ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, me burgim të përjetshëm.

Mlladiq u dënua si i përfshirë në kryerjen e gjenocidit, krimeve të luftës dhe për krime kundër njerëzimit në Bosnje. Ai u dënua edhe për masakrën e Srebrenicës, përcjell Express.

Posted by Zorica Vučić on Tuesday, 28 November 2017