Publikohen pamje nga Siria pas sulmit nga SHBA-të

Publikohen pamje nga Siria pas sulmit nga SHBA-të

Televizioni shtetëror sirian ka transmetuar pamjet e rrënojave të një qendre kërkimore për armët kimike pranë Damaskut pas sulmit ajror të ndërmarrë nga SHBA, Anglia dhe Franca.

Zyrtarët e Pentagonit thanë se sulmet kishin në shënjestër zemrën e programeve të presidentit sirian Bashar Assad për të zhvilluar dhe prodhuar armë kimike

Ushtria siriane tha se janë hedhur mbi 100 raketa ndaj bazës ushtarake në Homs dhe qendrës kërkimore në Barzeh, pranë Damaskut.

Ndërkohë që sirianët në mbështetje të qeverisë kanë protestuar sot në qendër të Damaskut, kundër sulmit amerikan.