Publikohen fotografi nga albumi familjar i Princeshës Diana si fëmijë

Publikohen fotografi nga albumi familjar i Princeshës Diana si fëmijë

Më 31 Gusht 1997, bota u trondit nga një lajm i hidhur. Princeshë Diana, kishte ndrruar jetë në një aksident tragjik në Paris.

Makina me të cilën ajo po udhëtonte, u përplas në tunelin Pont de l’Alma në Paris.
Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta, BBC ka publikuar foto nga albumi familjar I Diana Spences.

Ja si dukej ajo fëmijë:

 

Diana u lind në familjen Spencer, një me origjinë mbretërore dhe ishte fëmija i katërt dhe vajza e tretë e John Spencer.

Ajo u rrit në Park House dhe u arsimua në Angli dhe Zvicër.

Në vitin 1975 – pasi babai i saj trashëgoi titullin e Earl Spencer – ajo u bë e njohur si Lady Diana Spencer.