PSHDK dhe PDK me kandidat të përbashkët në Viti

PSHDK dhe PDK me kandidat të përbashkët në Viti

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) do të garojnë në zgjedhjet lokale në Viti në një listë të përbashkët dhe do ta mbështesë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune.

Marrëveshja  mes dy partive është nënshkruar nga kryetari i degës së PSHDK -së në Viti, Enver Sinani dhe ai i PDK-së, Bekim Azizi.

Ndryshe, koalicioni PAN në të gjitha bastionet e PSHDK-se në Viti kishte dalë si partia e parë në zgjedhjet e 11 qershorit ,ndërsa kryetari i degës ne PSHDK-se Enver Sinani dhe ai i PDK-se Bekim Azizi janë të bindur në fitoren e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit të këtij viti.

Po ashtu edhe ministri i në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Emanuel Demaj vjen nga kjo komunë. Demaj e përkrah gjithashtu këtë koalicion duke thënë se kjo mbështetje ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me Koalicionin PAN në zgjedhjet parlamentare. Po ashtu, sipas tij, ky bashkëpunim dhe kjo mbështetje do të vazhdoj edhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit ku edhe do të kurorëzohet fitorja e kandidatit të koalicionit.