PSG, linjë hotelesh si ofertë Neymarit për të luajtur në ekip

Klubi francez i PSG, lojtarit brazilian i cili luan për Barcelonën, i ka ofruar një linjë hotelesh, vetëm të jetë në ekipin e tyre.

PSG, linjë hotelesh si ofertë Neymarit për të luajtur në ekip

Këtë e ka zbuluar agjenti i brazilianit Neymar në një intervistë për rrjetin ESPN edhe detajet e ofertës për të joshur sulmuesin e Barcelonës që të shkonte në Francë.

Vagner Ribeiro tha se sheikët e PSG i kishin ofruar lojtarit më të mirë të “selesaos”, mundësinë për të ndërtuar një linjë hotelesh të nivelit botëror ku do të kishte shumicën e aksioneve.

Gjithashtu, Neymarit iu ofrua një avion privat për fluturimet në Brazil si dhe 40 milionë euro neto në vit.

Tentativa për të dërguar bomberin e Barcelonës në Paris ishte reale dhe takimi i parë mes palëve u bë në Ibiza verën e kaluar ku ishte i pranishëm dhe futbollisti.

Drejtuesit e skuadrës parisiene ilustruan projektin sportiv të Neymarit që iu dha mundësia të bëhej numri 1 i ekipit pas largimit të Ibrahimoviçit si dhe evitimi i problemeve fiskale.

Një muaj më pas erdhi një takim tjetër, këtë herë në Brazil, dhe u konfirmua oferta jashtë kufijve të realitetit. Por Neymar, pavarësisht vëmendjes, vendosi të rinovonte kontratën me Barcelonën./Insajderi.com