PSG-ja mposht Monacon dhe kryeson bindshëm me 9 pikë epërsi

26.11.2017 23:39
PSG-ja mposht Monacon dhe kryeson bindshëm me 9 pikë epërsi

PSG e ka fituar derbin e javës në Ligue 1, duke mposhtur Monacon në udhëtim 1:2.

Skuadra e Emery vërtetoi se po kalon forma të lartë, duke arritur t’i mposhtin edhe kampionët.

Edison Cavani në minutën e 19’ e kaloi për herë të parë në epërsi PSG-në, ndërsa Neymar nga penalltia në minutën e 52’ shënoi për 0-2.

E gjitha që arritën ta bënin vendasit, ishte një gol nga Moutinho në minutën e 81’.