PSG i hapë rrugë Mourinhos për Matuidin

27.07.2016 18:34
PSG i hapë rrugë Mourinhos për Matuidin

Mesfushori francez i PSG, Blaise Matuidi, është më afër kalimit tek Manchester United pasi që klubi francez i ka thënë atij se mund të largohet nëse kjo është dëshira e tij.

Ai ka edhe dy vite kontratë me PSG, por sipas raportimeve, ai ka kërkuar nga agjenti i tij që të njoftojë klubin kampion të Francës që dëshiron të largohet, raportojnë mediumi francez L’Equipe dhe ai anglez, Manchester Evening News.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, thuhet se është i interesuar për mesfushorin, të cilin po e mban si “rezervë” nëse dështon transferimi i Pogbas.

Por, Matuidi kërkohet edhe nga skuadra të tjera, përfshirë këtu edhe Chelsean./Insajderi.com