PSG fiton 8 me 0, Neymari realizon katër gola

PSG fiton 8 me 0, Neymari realizon katër gola

PSG ka vazhduar ecurinë e fitoreve në Ligue 1, duke deklasuar Dijonin me rezultat të thellë 8:0.

Skuadra e PSG nuk ka të ndalur në kampionatin francez Ligue 1, ku po i poshtëron skuadrat javë pas jave.

Viktima e rashës ishte Dijon, e cila u deklasua me rezultat të thellë 8:0.

Katër gola i shënoi sulmuesi brazilian Neymar, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Di Maria dy, Cavani dhe Mbappe nga një.

Pas kësaj fitoreje PSG mban vendin e parë më 56 pikë pas 21 ndeshjeve, 11 më shumë se sa Lyon në vendin e dytë.

https://www.youtube.com/watch?v=Yk8VJQpxERw