PSG e shkatërroi Celticun, fiton edhe Bayerni [Video]

PSG e shkatërroi Celticun, fiton edhe Bayerni [Video]

​PSG dhe Bayern Munich kanë shënuar fitore në ndeshjet e tyre të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve ndaj Celtic përkatësisht Anderlechtit.

PSG ka shënuar fitore të thellë prej 7:1 ndaj Celticut, ndeshje kjo në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Golat për francezët i shënuan Neymar dy, Cavani dy, Mbappe, Verratti dhe Alves, ndërsa për mysafirët shënoi Dembele.

Pas kësaj fitoreje PSG mban vendin e parë në Grup më 15 pikë, 3 më shumë se sa Bayern Munich në vendin e dytë, që mposhti Anderlechtin 1:2.

Golat për gjermanët i shënuan Lewandowski dhe Tolisso, ndërsa për vendësit Hanni.

https://streamable.com/047qw

https://streamable.com/k7j6a