PSG duhet të sakrifikojë 150 milionë euro dhe një futbollist për Mbappen

PSG duhet të sakrifikojë 150 milionë euro dhe një futbollist për Mbappen

Ka marrëveshje mes PSG dhe Monakos për Kylian Mbappé, sipas “L’Equipe” dhe “Le Parisien”. Mediat franceze thonë se marrëveshja do të mbyllet me 150 milionë euro, plus një lojtar të PSG në këmbim të sulmuesit të ri.

Ky lojtar nuk është vendosur ende se cili do të jetë, por është përfshirë si pjesë e mbylljes së marrëveshjes. Opsionet që PSG i ofron Monakos për të siguruar nënshkrimin e Mbappe janë Di María, Ben Arfa, Draxler, Guedes, Krychowiak, Pastore, ose Lucas Moura. Secili prej tyre mund të huazohet, ose të shitet.

Ndërsa Monako do të vendosë vetë për një nga këta lojtarë, PSG tashmë po studion formula të ndryshme për të mos shkelur “Fair Play Financial”, raporton “L’Equipe”.

Ekipi parizien tashmë ka shpenzuar 222 milionë euro për blerjen e Neymar, kështu që përveç përfshirjes së një lojtari në operacionin “Mbappé”, do të duhet të shesë një tjetër, të paktën, për të bërë para.

Kjo mund të sjellë Di Marian te Barça, çka do ta shihte argjentinasin si një alternativë më e lirë se Coutinho (për të cilin Liverpool kërkon 150 milionë euro).