PSG çon dosje në UEFA kundër Deniz Aytekin

PSG çon dosje në UEFA kundër Deniz Aytekin

PSG kërkon nga UEFA të drejtën pas eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse protagonistët e ndeshjes kanë theksuar se gjykimi nuk është justifikimi i vetëm për humbjen e thellë ndaj Barcelonës, drejtuesit e klubit duan që të paktën gjyqtari Deniz Aytekin të mos shohë më fushën e lojës në aktivitete ndërkombëtare.

Sipas mediave ndërkombëtare, në UEFA është dërguar një dosje e mirëfillte me vlerësimet e ish-gjyqtarëve ndërkombëtarë për sjelljen e Aytekin gjatë ndeshjes dhe episodet të cilat parisienët mendojnë se kanë ndikuar plotësisht në eliminimin e skuadrës së tyre.

Vendimet e gabuara në dosje

  1. Prekja me dorë nga Mascherano. Mund të sillte një penallti për skuadrën e PSG-së dhe sigurisht fati i ndeshjes do të ndryshonte plotësisht. Aytekin, vetëm 18 metra larg, bëri shenjë që loja të vazhdonte.
  2. Kërkohej karton i kuq për Pique. Mbrojtësi u ndëshkua me të verdhë për një faull ndaj Cavanit në minutën e 23-të, por u fal në fundin e pjesës së parë për një tjetër ndërhyrje të rëndë ndaj uruguaianit.14895057967804
  3. Penalltia e Meunier ndaj Neymar. Episodin e minutës së 48 e vendosi gjyqtari i vijës së portës, një vendim pa precedent në Ligën e Kampioneve. Aytekin ishte vetëm 15 metra larg aksionit ndërsa gjyqtari i vijës së portës ishte 30 metra larg, por ishte ky i fundit që dha vendimin, rreth 17, 4 sekonda me vonesë.
  4. Agresioni i Neymar. Braziliani i dha një shkelm Marquinhos pa qenë në duel për topin, kur rezultati ishte 3-1. Parisienët mendojnë se duhej ndëshkuar me karton të kuq por do të kënaqeshin edhe me një të verdhë. Aytekin nuk e ndëshkoi në atë moment brazilianin, por 10 minuta më vonë, kur ai simuloi në zonë. Neymar rezultoi vendimtar për fatin e ndeshjes pasi dha dy asist dhe shënoi një gol në këtë ndeshje.14894388232020
  5. Simulimet e Suarez. Uruguaiani u ndëshkua me karton të verdhë për një shfaqje teatrore në zonë në fillimin e ndeshjes. Por në fund arriti gjithsesi të mashtronte gjyqtarin duke e fituar një penallti për të ndihmuar ekipin në fitoren 6-1.14894388643203
  6. Prekja me dorë e Pique. Parisienët protestuan për një prekje të topit me dorë të Pique në zonë në minutën e 78, kur rezultati ishte 3-1. Një penallti në atë moment do të kishte mbyllur çdo diskutim.14894389532166
  7. Penalltia dhe karton i kuq për Mascheranon për ndërhyrjen ndaj Di Marias. E pranoi edhe vetë mbrojtësi i Barcelonës, ajo ishte gafë e rëndë e gjyqtarit.
  8. Penalltia inekzistente e Luis Suarez. Ajo që parisienët mendojnë se duhej të ishte një karton i dytë i verdhe dhe e kuqja për simulim e sulmuesit uruguaian, u kthye në penalltinë e rezultatit 5-1 për Barcelonën.