Pse Warren Buffet mendon se Bitcoini do të “zhduket”

06.11.2017 22:39
Pse Warren Buffet mendon se Bitcoini do të “zhduket”

Nëse një gjë është “virtuale”, a ekziston ajo vërtetë? Kjo është një pyetje që e ka përndjekur njeriun prej shumë kohësh. Një pyetje e tillë shtrohet edhe për kriptomonedhën Bitcoin, e cila javën e kaluar arriti vlerën e 8 mijë dollarëve.

Kjo pyetje ka bërë që revista e njohur amerikane të intervistojë njërin prej investitorëve më të mëdhenj të botës, amerikanin Warren Buffet.

“Bitcoin nuk mund të jetë i dobishëm sepse nuk është aset që mund të vlerësohet… [bitcoin v.j] është një flluskë në llojin e vet”.

Për ata që duan ta kuptojnë deklarimin e Buffet, kuptimi i vërtetë i këtij deklarimi është i qartë: Kriptomonedhat nuk janë investime të prekshme. Ata nuk krijojnë të ardhura. Si të vlerësohet ajo me të vërtetë nëse nuk kanë vlerë të brendshme apo “libër” valutor? Dhe njerëzit që blejnë bitcoin thjesht vendosin bast se çmimi do të rritet.

 

Po ashtu, ende nuk dihet prodhuesi i Bitcoin, shkruan sot revista Forbes.

Megjithatë, Warren Buffet-in e shqetëson një gjë. Nëse nuk e dini se çfarë po bëhet në diçka, do të thotë se ka mungesë transparence. Këtu është shqetësimi i Buffett:

“Nuk ka kuptim… Kjo gjë [bitcoin] nuk është e rregulluar, nuk është nën kontroll, nuk është nën mbikëqyrjen e askujt… Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara ose të ndonjë bankë tjetër qendrore. Unë nuk besoj në këtë gjë. Unë mendoj se bitcoin do të shpërthej.”

 

Vlera e një bitcoini arriti shifrën e 8 mijë dollarëve amerikanë të premten e kaluar. /Insajderi.com