Pse uji me shije është i dëmshëm për dhëmbët

Pse uji me shije është i dëmshëm për dhëmbët

Të qenit i hidruar është shumë e rëndësishme për ne dhe shëndetin tonë. Duke e mbajtur trupin e hidruar, ne i ndihmojmë zemrës të furnizojë trupin më mirë më gjak, që  do të thotë konsumimi i nevojshëm stimulon qarkullimin e rregullt të gjakut.

Dehidrimi mund të jetë një gjendje shumë  serioze që mund të çojë njeriun në probleme që variojnë nga këmbët e fryra ose dhimbje koke deri tek sëmundjet kërcënuese për jetën siç është sulmi në zemër nga nxehtësia.

Për të qëndruar i hidruar, shumë njerëz për të evituar edhe sheqerin e tepërt në lëngje,preferojnë ujin me shije të cilat nuk përmbajnë fare sheqer.

Por problemi është se pirja e tepërt e ujit me shije apo gaz, mund të bëjë dëme serioze për dhëmbët tuaj.

Esencat e këtyre aromatikëve në ujë, më së shumti prej llojit të limonit dhe acide të tjera të frutave, shkaktojnë gërryerjen e dhëmbëve.

“Këto pije bëjnë shkrirjen graduale të smaltit në dhëmbë, të cilat me kalimin e kohës mund të ndikojnë në zhvillimin e tyre strukturor, duke i bërë ato të tepërt të ndjeshëm ndaj temperaturës dhe potencialisht më të pirur për gropa të dhëmbëve “, shpjegon Edmond R. Hewlett, këshilltar për konsumatorë në Shoqatën Amerikane të Stomatologjisë dhe profesor në Shkollën e Stomatologjisë UCLA.

PH e një pije është përcaktuesi kryesor i forcës së saj për të dëmtuar dhëmbët, raporton gazeta The Washington Post.

Çdo gjë me një pH më pak se 4 është konsideruar si dëmtues i  shëndetit të dhëmbëve.