Pse Trump tërhoqi intervistën sipas kryeredatorit të “Nedeljnik”

Pse Trump tërhoqi intervistën sipas kryeredatorit të “Nedeljnik”

Mediat në Serbi janë të ndara rreth fushatës. Disa vetëm citojnë ato që thuhen në çudi, kurse të tjerë duket sikur lumturohen paksa për shkundullimën e zgjedhjeve amerikane.

Hapur për biznesmenin e artë ka dalë vetëm Vojislav Seselj, kryetari i radikalëve të Serbisë duke bërë thirrje për serbo-amerikanët ta votojnë Trump.

Serbët, të koncentruar kryesisht në Chicago, besojnë se ky qytet është vendi ku jetojnë më së shumti serb në botë. Një rivalitet I përhershëm, por edhe një nevojë për të qenë më të pranuar nga SHBA-të.

E përjavshmja Nedeljnik botoi një intervistë tek e cila erdhi tek kjo e revistë mjaft e fuqishme në Serbi nga një email prej një nga këshilltarët e Trump. Ai në këtë intervistë të rreme citohej të ketë thënë se i “kërkon falje Serbisë për bombardimet”

“Bombardimi i serbëve, të cilët kanë qenë aleatët tanë në dy luftra botërore, ka qenë gabim i madh”, citohej Trump në këtë intervistë.

Veljko Lalic, ishte i bindur se fjalët e shkruara janë të Trump. Por, ai mohoi vetëm më vonë të ketë kërkuar falje për serbët. Në Nedeljnik tregojnë se deri tek intervista kanë ardhur përmes një Serbi që punon në fushatën e Trump.

“Besoj se Trump ka tërhequr intervistën pas reagimeve. Vetëm 12 orë pasi Bloomberg dha lajmin dhe pasi shtabi i Clinton sulmoi Trumpin dhe demanti erdhi 12 orë më vonë”, ka thënë ai për emisionin “Exlusive” në Top Channel.

Donald Trump si njeri që është i martuar me sllovene që flet bukur serbisht, por pak anglisht, e njeh mirë këtë rajon dhe sigurisht që ka menduar të siguroj votat e serbëve pasi ata ndodhen tani në shtetet e papërcaktuara. Ata janë në në Texas, Kaloforni apo si Nju Jorku, të cilët do të jenë shumica për Clinton.

Serbët kanë përmirësuar marrëdhëniet dukshëm me Amerikën, një politikë e kujdesshme dhe bashkëpunim kulturor e ushtarak. Por, këtu nuk mungon Rusia, e cila është më afër me serbët si kulturë, por Amerika ende ngelet Amerikë.

“Trump është interesant në Serbi. Në një hulumtim tonin 55 për qind të serbëve do të ishin për Trump, ndërsa vetëm 11 për qind janë për Hillary. Për shkak të atyre që ka ndodhur Clinton nuk është popullore. Por, është interesante që femrat serbe nuk e mbështesin shumë Trump për shkak të seksizmit. Vetëm 16 për qind të femrave serbe pëlqejnë Trump”, ka thënë ai./Insajderi.com