Artikull i sponsorizuar

Pse të lodheni duke aplikuar nëpër botë, kur Anglia ka ardhë në Kosovë?

Pse të lodheni duke aplikuar nëpër botë, kur Anglia ka ardhë në Kosovë?

Të gjithë të rinjtë e kanë si qëllim që në karrierën e tyre të kenë të paktën një eksperiencë ndërkombëtare. Për shkak të izolimit si shtet, të rinjtë janë të deprivuar që të kenë benefite të shumta sidomos në arsim, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre.

Por tashmë në Kosovë, Kolegji Riinvest njihet si qendër e mësimdhënies për tri programe inovative të Universitetit të Londrës (UoL) me drejtim akademik nga London School of Economics (LSE).

Dje në ceromoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndër të tjerë, ishte prezente edhe Znj.Elizabeth Aitken, Drejtoreshë e Shkollës Verore, Ekzekutivit dhe Programeve Ndërkombëtare në LSE e cila i dëshiroi mirëseardhje Kolegjit Riinvest në komunitetin botëror të Qendrave të Mësimdhënies të kurrikulës së LSE në kuadër të programeve të Universitetit të Londrës. Mirëseardhjes së saj iu bashkangjit edhe David Webb, Zëvendës drejtor (Planikimit dhe Burimeve), Profesor i Financave në LSE duke shprehur ngazëllimin e tij për bashkëpunimin me Riinvest.

Marrëveshja e nënshkruar dje (16.08.18) zyrtarizon statusin e Kolegjit Riinvest si qendër e mësimdhënies për të ofruar programe përmes Universitetit të Londrës. UoL është një federatë e institucioneve të pavarura akademike me reputacion botëror. LSE rankohet e dyta në botë për shkenca sociale dhe është institutcion anëtar për tri programet e ofruara në Riinvest.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshje u hap më një fjalë nga rektorja e Kolegjit Riinvest e cila tha se “jemi shumë krenarë që jemi bërë partnerë me LSE për të ofruar programe të avancuara të përshtatshme për popullsinë tonë të re dhe energjike në Kosovë. Këto programe janë mundësi e shkëlqyeshme për të studiuar më afër shtëpisë dhe megjithatë për ta përjetuar kurrikulën e nivelit botëror të zhvilluar nga LSE. Në Riinvest jemi të përkushtuar të ofrojmë arsimim dhe hulumtime të cilësisë së lartë dhe të punuarit me kurrikulën e LSE nuk do të jetë vetëm sfidë por edhe privilegj dhe mundësi e madhe zhvillimi për stafin tonë. Është po ashtu kontribut konkret për përmirësimin e përvojës së arsimit të lartë në Kosovë.”

Programet që do të jenë në dispozicion për t’u studiuar në Kolegjin Riinvest janë:

BSc. Data Science and Business Analytics – Nëse je i/e apasionuar pas numrave dhe modeleve të ndryshme statistikore atëherë ky program është për ju. Vendimet më të mira tek çdo biznes merren në bazë të të dhënave që grumbullohen dhe analizohen me përpikmëri. Ekspertizë që mund t’a vëni në praktikë në fushë të financave, ekonomisë, biznesit dhe marketingut.

BSc. Economics and Politics – E si mund të zhvillohet një shtet pa politika sociale dhe ekonomike si duhet? Studime rigoroze në këto fusha esenciale për zhvillimin e një shoqërie stabile jepen vetëm përmës këtij programi. Kjo është mënyra më e mirë si të përfitoni botëkuptime të ndryshme në fushën e ekonomisë dhe politikës.

BSc. Management and Digital Innovation – Ky program është për të gjithë që gjithmonë e kanë menduar vetëm ndërmarrës në aspektin digjital dhe mbi të gjitha të jenë të informuar në menaxhimin e atij biznesi. Digjitalizimi është gjuha që po e flasim tani, andaj Kosova ka pak eksperta të kësaj fushe, duke e marr parasysh zhvillimin e shpejtë të saj. Secila industri në Kosovë do të këtë nevoje për ekspert të tillë, në mënyrë që të ecet me hapin e kohës.

LSE është përgjegjëse për menaxhimin akademik të këtyre programeve duke përfshirë edhe aplikimin e mekanizmave për siguri të cilësise gjatë operimit. Me rastin e përfundimit të suksesshëm të të gjitha vlerësimeve të një programi, studentët pranojnë diplomë nga Universiteti i Londrës.

Për më shumë vizitoni uebfaqen zyrtare http://riinvest.net ose faqen e Facebook.