Pse sipas plakës së verbër që parashikoi 11 shtatorin, Putin do e udhëheq botën

Pse sipas plakës së verbër që parashikoi 11 shtatorin, Putin do e udhëheq botën

Një plakë e verbër që parashikoi sulmet terroriste të 11 shtatorit, kishte thënë se Vladimir Putin një ditë do ta udhëheq botën.

Bullgarja Baba Vanga, që vdiq në moshën 85 vjeçare më 1996, ishte e njohur si “Nostradamusi i Ballkanit”.

Më 1979, Vanga – që raportohet se parashikimet e saja ishin 85% të suksesshme – i tha shkrimtarit të saj Valentin Sidorov se Rusia do të bëhet “zot i botës” pasi Evropa të bëhet “djerrinë”, transmeton Gazeta Express.

“Të gjitha do të shkrihen, si akulli, vetëm një do të mbetet i paprekur – Lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë”, tha ajo, thuhet sipas Birmingham Mail.

“Do të ketë shumë viktima. Askush nuk mund ta ndalë Rusinë”.

Ajo shtoi: “Të gjithë do të largohen nga rruga e saj dhe jo vetëm që do të fitojë, por gjithashtu do të bëhet zot i botës”.

Putin, që u bë president për herë të parë 18 vjet më parë, pritet që të mbetet në fuqi për gjashtë vite të tjera.