Hyseni komenton mungesën e Ymerit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Hyseni komenton mungesën e Ymerit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni ka thënë se Visar Ymeri ka kontaktuar Këshillin e Përgjithshëm për të arsyetuar mungesën në mbledhje.

Hyseni para gazetarëve deklaroi se nuk është hera e parë që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mungon në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm.

“Nuk është hera e parë që mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm mbahen pa praninë e kryetarit. Kryetari Visar Ymeri na ka kontaktuar na ka uruar punë të mbarë dhe na ka uruar që mbledhja të mbahet në frymë konstruktive dhe në frymë demokratike”, deklaroi Hyseni.

Por, as Hyseni e as Kurteshi nuk kanë thënë asnjë fjalë për mungesën në mbledhje të Dardan Molliqajt. /Insajderi.com