Pse Meghan Markle mbath këpucë një numër më të madh

Pse Meghan Markle mbath këpucë një numër më të madh

Të gjithë e adhuruan veshjen e Dukshës së Sussexit në Royal Ascot. Kapelja që ajo mbante ishte e mrekullueshme, edhe këpucët e zeza me majë po ashtu …prit pak, këpucët? A nuk ju duken edhe juve sikur i rrinë të mëdha?

Në fakt i rrinë më të mëdha dhe kjo nuk është hera e parë që Meghan vesh këpucë që i ka një numër më të madh.

Të njëjtën gjë bëri edhe kur shpalli fejesën me Harryn, por edhe në raste të tjera. Dhe ka një arsye pse ajo bën një zgjedhje të tillë çdo herë.

Sipas ekspertes së modës, Harriet Davey, personazhet e njohur i veshin këpucët më të mëdha në tapetin e kuq apo në evenimente të tjera, për një arsye që e vuajmë të gjithë, flluskat e dhimbshme që dalin në këmbë.

Meghan dhe Harry kur shpallën fejesën

“Nuk ka asgjë më të keqe se këpucët e parehatshme dhe njerëzve të famshëm ju duhet të veshin taka për një periudhë të gjatë, gjë që mund të sjell enjtjen e këmbëve. Enjtja shkakton flluska dhe irritim të këmbës, prej të cilave vuan prej kohësh edhe adhuruesja më e madhe e takave Victoria Beckham”, -është shprehur Harriet.

Por si ia del Meghan të eci me to?

Sipas Harriet, një trik që bëhet në këto raste është: Merret pak pambuk dhe vendoset në mes të gishtërinjve. Kjo bën që këmba të ketë nevojë për më shumë hapësirë në këpucë.