Pse gratë në Indi mbajnë maska me fytyrë lope?

Pse gratë në Indi mbajnë maska me fytyrë lope?

Një fotografe 23 vjeçare ka realizuar një set fotografish me gra të cilat në fytyrën e tyre mbajnë maskë me fytyrë të lopës.

Ajo këtë set fotografish e ka realizuar për shkak se në vendin ku ajo jeton më të rëndësishme janë bagëtitë sesa gratë.

“Unë jam e shqetësuar nga fakti se në vendin tim lopët konsiderohen më të rëndësishme se një grua, shumë hindu e konsiderojnë atë si një kafshë të shenjtë”, ka thënë ajo për BBC.

India shpesh është në lajme për krime kundër grave dhe, sipas statistikave çdo 15 minuta përdhunohet një grua, shkruan Insajderi.

“Këto raste vazhdojnë me vite të tëra para gjykatësve para se të ndëshkohen fajtorët, ndërsa kur një lopë theret, grupet ekstremiste indiane menjëherë shkojnë dhe vrasin apo rrahin atë që dyshohet për therje”, ka shtuar ajo.

Ajo ndër tjerash ka thënë se kjo është një formë e protestës kundër rritjes së ndikimit të grupeve që i konsiderojnë më të shenjta lopët sesa gratë. /Insajderi.com