Pse filmat shqiptar janë të famshëm në Kinë: Nostalgjia e revolucionit kulturor

Pse filmat shqiptar janë të famshëm në Kinë: Nostalgjia e revolucionit kulturor

Filmat nga Shqipëria ishin një dritare për botën për miliona shikues të filmave në Kinë. Në mënyrë ironike, kur Kina sot mund ti shohë lirshëm, Shqipëria po mendon të ndalojë ligjërisht shfaqjen e tyre.

Nostalgjia për revolucionin kulturor në Kinë manifestohet në mënyra të ndryshme, nga këndimi i operave revolucionare, te ata që shikojnë filma shqiptar online.

Gjatë një periudhe kur Kina konsideronte vendin me regjim stalinist si një aleat të besueshëm, filmat si “Ngadhënjimi mbi vdekjen” dhe “Njësiti Gueril” ishin dritare për të parë botën, shkruan South China Morning Post.

Aktorja Joan Chen, për shembull, rikujton një “zgjim seksual” duke parë filmin e vitit 1967 “Ngadhënjimi mbi vdekjen” si një adoleshente – pjesërisht përmes romancës së kohës së luftës mes protagonistëve, dhe gjithashtu edhe përmes rrobave që ata vishnin.

Rinia shqiptare ishin befasuar kur kishin dëgjuar për ndikimin që kinemaja shqiptare ka pasur në popullsinë Kineze, dhe se si arkivat kombëtare të Kinës mbajnë kopje të këtyre filmave.

Ata ishin edhe më të habitur të dëgjonin që tani filmat shqiptar janë në portalin e video-shpërndarjes Youku, me titra kineze – e kjo ndoshta do mbetet mënyra e vetme edhe për shqiptarët ti shohin këta filma.

Javën e kaluar, Instituti për Krime Komuniste në Shqipëri shpalosi planet për të ndaluar shfaqjen e filmave të kohës së komunizmit.

Drejtori i institutit, Agon Tufa, i ka përshkruar këta filma si “një mjet masiv i shpëlarjes së trurit” dhe “një katastrofë etike dhe estetike” për gjeneratat e reja.

Vërejtjet e Tufës ishin kritikuar, pasi akademikët kishin thënë që filmat pasqyrojnë trashëgimi kombëtare.

“Projekti i Kinemasë Shqiptare”, organizatë që përmban edhe ekspertë ndërkombëtar, thotë që filmat janë thelbësor për audiencën shqiptare dhe ndërkombëtare “për tu përballur dhe pajtuar me të kaluarën”.

Pos krijimit të nostalgjisë për rënien e diktaturës komuniste në vitin 1992, filmat janë edhe informativ për dijetarët dhe prodhuesit e filmit lidhje me se si regjimi përdor fuqinë.