Pse do të dështojë konsensusi politik për tema të mëdha?

Pse do të dështojë konsensusi politik për tema të mëdha?

Ditëve të fundit partitë politike, qoftë ato në pozitë apo në opozitë, kanë nisur t’i prezantojnë platformat për unitet politik.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli e ka prezantuar një të tillë, duke përcaktuar pesë temat e mëdha me të cilat do të duhej i tërë spektri politik të ketë unitet.

Diçka të ngjashme e ka prezantuar edhe LDK-ja, e cila kërkon me ngulmë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Por politologu Ramush Tahiri nuk beson në suksesin e iniciativave të subjekteve politike për arritjen e konsensusit shtetëror rreth çështjeve të mëdha.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, ai ka thënë se iniciativa e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ajo e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të pasinqerta dhe do të dështojnë.

Sipas tij, subjektet politike nuk do t’u përgjigjen pozitivisht këtyre iniciativave, duke i vënë kushte njëra-tjetrës.

Tahiri ka bërë me dije se iniciativat e tilla janë të shtyra nga pat pozicioni që gjenden në pozita dhe opozita.

Ai ka deklaruar se opozita nuk i ka 61 vota për ta rrëzuar Qeverinë, kurse kjo e fundit nuk ka shumicën e nevojshme për t’i shtyrë përpara proceset.