Pse Angela Merkel është e zhgënjyer nga prodhuesit gjermanë të veturave?

Pse Angela Merkel është e zhgënjyer nga prodhuesit gjermanë të veturave?

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh e zhgënjyer me prodhuesit vendas të automjeteve, në një intervistë për televizionin RTL

“Jam e zhgënjyer”, tha ajo, duke folur për skandalin e gazrave të Volkswagen.

“E kam përjetuar të gjithë, se si industria e automjeteve pjesërisht tha atë që ajo nuk mund të bëjë dhe në një mënyrë që ishte si një tradhëti e vërtetë nga pas shpine”, tha Merkel.

Industria gjermane e automjeteve, një pilastër i ekonomisë së fortë të vendit dhe një emblemë e besimit në “Made in Germany”, u godit nga skandali i instalimit nga “Volkswagen” të një pajsisje që mashtronte testet për ndotjen dhe nga ekzistenca e një karteli sekret që prej vitit 1990 që diskutonte standartet mbi ndotjen.

Këto skandale janë bërë një çështje madhore në fushatën për zgjedhjet kombëtare në Gjermani më 24 shtator, në të cilat Merkel kandidon për herë të katërt.

Në të ashtuquajturin “samiti i dieselit” në Berlin në fillim të këtij muaji, prodhuesit e automjeteve pranuan përmirësojnë pajisjet e më shumë se pesë milionë automjete diesel në Gjermani për të reduktuar prodhimin e gazrave të dëmshëm. Madje disa pranuan të ofrojnë zbritje të kostos së një veture të re për të gjithë ata që kthejnë një veturë diesel të vjetër, përcjell Atsh.

Merkel tha se industria rrezikon të shkaktojë dëme që nuk mund të neglizhohen, dëme që ato vetë duhet të shlyejnë.