Provokatorët realë të Skënderbeut!

Provokatorët realë të Skënderbeut!

Vjet për Kurban Bajrami pati një histeri qysh në mëngjes. E kishin kapur me Skënderbeun. Sot në mëngjes, të njëjtët njerëz që sot kishin vënë kujën për Skënderbeun e “mbuluar”, po krenoheshin që gjunjëzuan myslimanët besimtarë të Tiranës, dhe i “detyruan” t’i faleshin Skënderbeut.

E postuan e ripostuan një foto të besimtarëve në gjunjë para kalit të Skënderebut, ndërkohë që mua nuk më dukej e tillë.

Myslimanët falen duke u drejtuar andej nga u thotë feja e tyre, çka koinçidon me pozicionin e monumentit të Skënderbeut. Aq e neveritshme u bë zhurma që “myslimanët ishin gjunjëzuar” para Skënderbeut, që edhe mua që jam ateist dhe kam një bezdi nga këto ritet fetare kolektive nëpër sheshe, lloi të më vijë keq që ua paskan bërë me hile këtyre myslimanëve dhe i kanë “gjunjëzuar”.

Sot në mëngjes që në orën 06:00, ma nxorri gjumin një prej këtyre tipave. Kishte pritur se si do t’ua “dhiste” Skënderbeu prapë myslimanëve. Por pa që dhjetë metra para Skënderbeut, tabela elektronike e reklamave pengonte pamjen e Skënderbeut.

Në pozicionet e tjera Skënderbeu dukej normalisht, por me rëndësi ka fotua që nuk duket, e që quhet se është “mbuluar” Skënderbeu. Dhe nisi një histeri e re. Nga Kosova, një miku më shkruan se i kanë vënë burkë, një tjetër thotë i kanë mbuluar dhe koqet kalit. Në fakt, ato duken po të ulesh poshtë, siç falen ata (me një fjalë, i kanë rrujt koqet, siç thotë populli në këtë rast).

Kjo është një histeri e shëmtuar, nga ato provokacionet e ndyra që duan doemos konikt mes myslimanëve dhe feve të tjera në Shqipëri.

Nuk e vë në dyshim që dikush është kujdesur për skenogranë që edhe Skënderbeu të mos mbulohej, por dhe të mos shikohej nga të gjithë, duke e penguar skena. Ka aty brenda një zell politiko-fetar kundër tij, duke kujtuar natyrisht dhe “triumfalizmin” e vitit të kaluar, të atyre që i “tallën” se ju gjunjëzuan Skënderbeut.

Por këta histerikët që bëjnë si “gardistë” të Skënderbeut, janë në fakt autorët e vërtetë të kësaj beteje fallco. E donin vitin e kaluar, duke “u tallur” me besimtarët se ua kishte futur Erion Veliaj dhe i kishte vënë të faleshin para Skënderbeut dhe po i provokojnë sivjet kur shpikin sikur kanë mbuluar Skënderbeun.

Më e neveritshme është pastaj që gjithë llumi i shoqërisë, ata që duan të bëhen protagonistë, ata që duan të bëhen “pro-perëndimorë” me Skënderbeun, dhe pro turq në grabitje të vendit, vazhdojnë histerinë.

Ky është një rast i mirë për të hartuar një rregullore të përdorimit të sheshit “Skënderbej” për festa fetare, manifestime politike, apo festa kombëtare, dhe këtu merr fund debati.

Skënderbeu nuk ka nevojë as të “gjunjëzojë” besimtarët myslimanë, as të gjunjëzohet prej tyre. Atij i janë gjunjëzuar gjithë shqiptarët duke e pranuar si simbolin unikues kombëtar dhe jo si drejtues meshash apo Kurban Bajramesh. Ai është aty për të na kujtuar historinë dhe rrënjët e kombit dhe i ka mbyllur betejat me të gjallët më 1468, gati 550 vjet më parë.

Ndaj gurave të tilla të mëdha, do ketë gjithnjë njerëz që do hedhin gurë, apo njerëz që do t’i ngjiten pas bishtit të kalit, që të duken si ai, por kjo nuk e prek atë. Ata që gëzojnë dhe vajtojnë, duke përmendur emrin e tij, thjesht kanë axhendën e tyre, ku Skënderbeu është i keqpërdoruri i madh. N

ëse i bën keq dikush Skënderbeut në këto kohë, janë pikërisht këta që e duan Skënderbeun, anti-mysliman, katolik apo ortodoks. Lereni të qetë majë kalit dhe altarit të kombit shqiptar, se as ata që ulin kokën poshtë tij, e as ata që duan të rrijnë në krah të tij, si “Skënderbej” të rinj, thjesht e bezdisin. Siç bezdisnin në të gjallë mizat kalin e tij, kur i hynin nga poshtë.