Protestuesit thyejnë xhamin e objektit të qeverisë

Protestuesit thyejnë xhamin e objektit të qeverisë

Është thyer sot një xham i objektit të Qeverisë së Kosovës nga protestuesit që marshuan sot në kërkim të “Drejtësisë për Astrit Deharin2, aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Akti kishte ndodhur pas përfundimit të marshit protestues, raporton Insajderi.

Marshi protestues “Drejtësi për Astritin” është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, me rastin e një vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Protestuesit fillimisht po mblidhen para Bibliotekës Kombëtare për të vazhduar para Qeverisë së Kosovës.

Gjatë kësaj proteste do t’i bëhet thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha autoriteteve shtetërore, që të marrin urgjentisht përgjegjësitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit. /Insajderi.com