Protestuesit tentojnë të hyjnë në Kuvend

Protestuesit tentojnë të hyjnë në Kuvend

Është tensionuar protesta e opozitës kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përkohshëm pasi mbështetës të opozitës kanë tentuar të futen brenda oborrit të Kuvendit.

Protestuesit kanë hedhur shkopinj e paterica drejt policisë. Gazetari i “ABC News” tha se disa tymuese janë hedhur në oborrin e parlamentit nga selia e Partisë Demokratike, tymuese të cilat janë hedhur serish në krahun tjetër nga shërbimi i gardës.