#PROTESTOJ pyet prokurorinë “Kë emëroi Grabovci me 14.09.2016”

#PROTESTOJ pyet prokurorinë “Kë emëroi Grabovci me 14.09.2016”

Grupi i qytetarëve protestues në vazhdën e aksioneve simbolike, sot patën një aksion para Prokurorisë së Shtetit, tek e cila para dy ditësh u morë në pyetje, deputeti Adem Grabovci për rastin e përgjimeve.

Grabovci pas intervistimit kishte thënë se në këtë institucion kishte shkuar “për të bërë disa emërime”, kurse sot #PROTESTOJ pyet se “Kë emëroi Grabovci më datë 14.09.2016”

Saranda Sylejmani njëra nga organizatoret tha se u hapën dyshime të reja nga deklarata e fundit e Grabovcit.

“Ne duam të dimë nga prokurorja Drita Hajdari, prokurori Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani se për çka e kishte fjalën Grabovci. Më konkretisht, dëshirojmë që prokuroria e shteti të hapë hetime për atë deklaratë dhe t`i marrë në pyetje Grabovcin dhe prokurorët që mund të jenë dëshmitarë të ndonjë emërimi”, tha Sylejmani. /Insajderi.com