#PROTESTOJ marshon për të nëntën herë sot

#PROTESTOJ marshon për të nëntën herë sot

Grupi i qytetarëve #PROTESTOJ për herë të nëntë do të mblidhen sot për të protestuar, siç thonë, kundër korrupsionit “që tashmë ka depërtuar në instancat më të larta shtetërore”.

Përmes thirrjes publike në faqen e fyte në Facebook #PROTESTOJ kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie politike nga të gjithë personat e përfshirë në skandalet e përgjimeve, që janë publikuar nga Gazeta Online Insajderi.

“Kërkojmë hetim penal ndaj tyre, si dhe kërkojmë shkarkimin e bordeve dhe rizgjedhjen e tyre”.

Si zakonisht, protesta do të fillojë nga ora 17:00 në sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë./Insajderi.com