Nisë protesta e 9-të kundër korrupsionit - PDK quhet parti diktatoriale dhe korruptive

#Protestoj – kundër korrupsionit me muzikë klasike

22.09.2016 17:39
#Protestoj – kundër korrupsionit me muzikë klasike

Qindra qytetarë janë mbledhur për të nëntën herë qysh prej gushtit të këtij viti në sheshin Zahir Pajazati për të nisur marshimin nëpërmjet sheshit “Nënë Tereza” në sheshin “Skënderbeu” për të protestuar kundër korrupsionit.

Të shtyrë nga publikimi i përgjimeve “Dosja e Shefave” në Gazetën Insajderi, grupi i qytetarëve #Protestoj, po vazhdojnë të këmbëngulin në protestë duke kërkuar “transparencë dhe llogaridhënie politike nga të gjithë personat e përfshirë në skandalet e përgjimeve, hetim penal ndaj tyre, si dhe kërkojnë shkarkimin e bordeve dhe rizgjedhjen e tyre”.

protestoj9

Protesta e 9 me radhë ka nisur në ora 17:00, dhe sipas organizatorëve, protestat nuk do të ndalen deri në përmbushjen e kërkesave. Protestat do të zhvillohen çdo të enjte.