që filluan protestat pas publikimit të përgjimeve nga Insajderi, ka njoftuar se sot përvec protesës do të ketë " />

#PROTESTOJ me aksion simbolik “Te Kafja e penzionerëve”

#PROTESTOJ me aksion simbolik “Te Kafja e penzionerëve”

Grupi i qytetarëve #Protestoj, që filluan protestat pas publikimit të përgjimeve nga Insajderi, ka njoftuar se sot përvec protesës do të ketë edhe një aktivitet tjetër simbolik, të cilën do e zhvilloj “Te Kafja e penzionerëve”.

Ky aksion do të nisë nga ora 12:00, ku dhe do të ketë edhe adresim për medie.

Gjithashtu në orën 17:00 ata do të vazhdojnë me protestën e tyre të dhjetën herë me radhë, në sheshin “Zahir Pajazit”.

Ky grup ka bërë të ditur se janë të bindur të vazhdojnë protestat çdo të enjte, deri në siç kanë thënë ata “hetim penal ndaj personave të përfshirë në përgjime, si dhe kërkojnë shkarkimin e bordeve dhe rizgjedhjen e tyre”. /Insajderi.com