Matjet e cilësisë së ajrit në Prishtinë, të regjistruara nga Ambasada Amerikane në Kosovë, gja" />

Protestohet kundër ajrit të ndotur në Prishtinë

Disa dhjetëra protestues me maska në fytyrë dhe me pankarta në duar, kanë protestuar sot kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë, pas disa të dhënave alarmuese rreth ndotjes së ajrit të publikuara gjatë këtij muaji.

Protestohet kundër ajrit të ndotur në Prishtinë

Matjet e cilësisë së ajrit në Prishtinë, të regjistruara nga Ambasada Amerikane në Kosovë, gjatë këtij muaji tregojnë se ajri në kryeqytet është i rrezikshëm edhe për shëndetin e njeriut.

Kjo ka shtyrë nismën “Merr Frymë” që të organizojë një protestë të premtën në Prishtinë.

ajri2

“Ndotja e ajrit nuk është hajgare” dhe “A është helm apo mjegull” ishin parullat me anë të së cilave protestuesit kërkuan nga institucionet përkatëse që të ndërmarrin masa urgjente për të parandaluar këtë gjendje.

Ata pretendojnë se kjo ndotje e ajrit është shqetësuese dhe e rrezikshme edhe për shëndetin e njeriut, raporton Insajderi.

Iniciativa “Merr Frymë” ka nisur prej disa ditësh në rrjetin social Facebook, derisa një numër i madh i qytetarëve janë bashkuar rreth kauzës së tyre. /Insajderi.com

kras